Kujdes! Ministria e Shëndetësisë jep lajmërimin urgjent: Kurrë mos përdorni këto antibiotikë

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka publikuar disa këshilla për përdorimin e antibiotikut. Në njoftim theksohet se antibiotikët merren vetëm me udhëzimet e mjekëve.

“Kujdes! Antibiotikët merren vetëm me udhëzimet e mjekëve. Jo vetëm në këtë situatë të epidemisë, por gjithmonë, këto këshilla duhen pasur parasysh gjatë përdorimit të antibiotikëve:

• Konsultohuni gjithmonë me mjekun dhe farmacistin para se ti përdorni.
• Përfundoni mjekimin që ju jep mjeku dhe zbatojeni atë me përpikmëri.
• Në farmaci, antibiotikun duhet ta kërkoni duke paraqitur recetën e mjekut.
• Mos këmbëngulni të merrni antibiotikë nëse mjeku nuk e rekomandon.
• Kurrë mos përdorni antibiotikë që ju kanë mbetur nga mjekimi i kaluar, ose t’ia jepni dikujt tjetër”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu