Një studim i fundit i realizuar në Mbretërinë e Bashkuar ka nxjerrë në pah problemet shëndetësore që mund të vijnë nga konsumimi i tepruar i salçiçeve dhe proshutës.
Sipas studimit ngrënia e salsiçeve ose proshutës 4 herë në javë mund të përkeqësojë simptomat e astmës.
Ky studim vë në dukje problemin që mund të kenë 5.4 miliardë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të cilët vuajnë nga astma.
Shkencëtarët besojnë se nitratet që përdoren për të përpunuar mishin në formën e sallamit, mund të sjellin pezmatim në rrugët e frymëmarrjes, një veçori tipike e astmës.
Ekspertët nga spitali i Paul Brosse në Paris, monitoruan dietën e 971 personave me simptoma të astmës si vështirësia në frymëmarrje dhe shtrëngimet në gjoks.
Përgjatë 4 viteve, 14% e atyre të cilët kishin konsumuar salsiçe 1 herë në javë, panë se simptomat e tyre të astmës ishin përkeqësuar.
20% e atyre të cilët kishin konsumuar mish të përpunuar 1-4 herë në javë, kishin përkeqësim të simptomave.
Ata të cilët kishin ngrënë 4 ose më shumë herë në javë kishin përkeqësim të gjendjes së astmës.
Studiuesit dolën në përfundimin se ata të cilët konsumonin mish të përpunuar kishin 76% më shumë shanse për të përkeqësuar simptomat e astmës, në krahasim me ata që konsumonin më pak mish.