Shkrim për InfoShqip.com nga Donika Bakiu
Kultura e gjuhës, merret me studimin dhe përcaktimin e normës letrare në të gjitha rrafshet e sistemit të gjuhës, me zbulimin e prirjeve të zhvillimit të gjuhës letrare për të ndikuar mbi të në pajtim me këto prirje, si dhe me rrugët për përvetësimin e zbatimin e normës letrare.Kultura e gjuhës kuptohet, gjithashtu,si kujdesi për të shkruar e për të folur gjuhën letrare sipas rregullave përkatëse e sipas modeleve më të mira të pranuara nga shoqëria në një periudhë të caktuar.Mirësjellja gjuhësore ka ekzistuar që në çdo vend dhe në çdo gjuhë, sepse ajo ka qenë dhe mbetet shprehje e traditave kulturore dhe lidhet ngushtë me organizimin politik e shoqëror dhe me zakonet dhe traditat e çdo vendi a kombi. (Shkurtaj, 2006)
Gjuha e një kombi, siç dihet, është e lidhur ngushtë me karakterin e popullit ose të bashkësisë shoqërore përkatëse, që është djepi i saj dhe madje, sado që mund të duket e diskutueshme, ndoshta edhe disi e çuditshme, është e vërtetë se ashtu si gjuha zbulon dhe tregon karakterin e një kombi, ashtu edhe cilësitë dhe virtytet e çdo populli duken nga etnografia e të folurit të tij. (Shkurtaj, Kundrime Gjuhësore, 2006) Gabime drejtshkrimore bëhen çdo ditë e më shumë vërehen njohje e pamjaftueshme e rregullave drejtshkrimore. Gabimet rrjedhin ngaqë nuk njihen rregullat dhe fjala shkruhet sipas shqiptimit vetjak. Ja disa shembuj:Zanorja ë përdoret gabimisht në shumë raste:Ë-ja fundore e emrave të gjinisë femërore, e numërorëve dhe e emrave të gjinisë mashkullore që lakohen si emrat e gjinisë femërore, shkruhen gabimisht, si fjalët e tipit: fjalë, shtatë, djalë, shkruhen pa ë-në fundore.
Shkrimi i një ë-je të tepërt para prapashtesës –shëm te forma femërore e mbiemrave, si: e ardhëshme, të përditëshme, të mundëshme, etj. dhe te disa fjalë të veçanta, si: arësye, tepëron, vjetërohet etj.Shumësi i emrave të gjinisë mashkullore që e formojnë shumësin me zanoren –ë, shkruhen pa këtë zanore në të shumtën e rasteve,si: punëtor-ë, qytetar-ë etj. Kemi dhe shumë gabime tjera drejtshkrimore që vërehen çdo ditë : përveç e shkruajnë përveq , çdo e shkruajnë në shumë variante me gabime drejtshkrimore si : xhdo , qdo, gjdo , sot e shkruajnë sod , veçantë e shkruajnë veqantë , çka e shkruajnë qka , mëngjes në shumë raste e shohim mëngjez , FALEMINDERIT -Përdoret kur i shprehim dikujt mirënjohjen a falënderimet për një të mirë që na ka bërë, për një fjalë të mirë që thotë, për një urim zakonisht shkruhet me gabime drejtshkrimore si : faliminderit , falemender etj. Diçka në shumë raste vërehet diqka.