Kundërshtari i Kosovës, miku i Dodikut dhe Serbisë: Sllovaku Lajcak emërohet zyrtarisht emisar për dialogun nga BE-ja

Miroslav Lajcak është emëruar edhe zyrtarisht si përfaqësues për dialogun Kosovë-Serbi nga BE-ja, e kjo qartazi është një zgjedhje shumë e keqe nga BE-ja për një njeri që është hapur kundër Kosovës dhe do të ndërmjetësoj negociatat mes dy vendeve për marrëveshjen finale të normalizimit mes tyre.

Miroslav Lajcak do të marrë detyrën e re në Bruksel me 1 prill ku do të ketë edhe selinë. Mandati i tij zgjatë një vit dhe i janë ndarë nga buxheti i BE’së 1.2 milion euro. Mandati i tij si ndërmjetës i dialogut dhe përfaqësues i special i BE’së për Ballkanin Perëndimor do të përfundoj me 31 mars të vitit 2021.

Ai ishte propozuar nga Josep Borrel që është Përfaqësuesi i Lartë i Komisionit Europian Politika të Sigurisë dhe Çështje të Jashtme, të dy ish ministra të jashtëm të shteteve anëtare të BE’së që nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.

Lajcak ka treguar anim proserb dhe ka dëmtuar reputacionin e tij sa ishte përfaqësues i BE-së në Bosnjë e Hercegovinë, derisa caktimi i tij po ashtu do të tregon vendosjen e dy figurave në pozita kyçe të BE-së që vijnë nga shtete nuk e pranojnë Kosovën, e që janë pakicë në bllokun Europian.

Si përfaqësues special i BE-së dhe përfaqësues i lartë në BeH, Lajcak kishte marrë pjesë “në konfliktet serioze politike” në anën e përfaqësuesit të serbëve në BeH, ishte bashkë me Millorad Dodikun, madje e konsideron mik.

Pasi ishte mbyllur konflikti, me tërheqjen fyese të Lajcakut, ndërsa mori edhe reputacionin se është i dobët karshi Dodikut dhe se është me prirje proserbe.

Lajcak është ministri i Jashtëm i Sllovakisë, e ky vend është njëra nga pesë vendet anëtare të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ashtu sikurse Spanja, nga vjen Josep Borell, i cili në dhjetor u emërua shef i diplomacisë i BE-së.

Bodo Weber dhe Toby Vogel, bashkëpunëtorë të lartë të Këshillit për Politikë të Demokratizimit në Berlin e Bruksel, kishin shkruar se ai ishte zgjidhja më e keqe që BE’ja mund ta bënte si ndërmjetës për dialogun Kosovë-Serbi.

Një tjetër njeri shumë i rëndësishëm rreth dialogut, vet Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte dalë hapur me kundërshtimin e tij me mundësinë zgjedhjes së Lajcak si ndërmjetës.

Ai ishte kundërshtuar nga zëdhënësi i Josep Borrell, që e kishte mohuar përzgjedhjen fillimisht dhe me cinizëm kishte reaguar ndaj presidentit të Kosovës.

Sllovaku Lajcak nuk është aspak i mirëpritur nga politika në Kosovë duke pasur parasysh edhe mosnjohja e Kosovës nga vendi prej nga vjen Lajcak, i cilli gjithashtu ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu