Kur 118 gola, 61 asistime dhe tetë trofe mbesin jashtë garës për ‘Lojtarin e Vitit’, FIFA ‘injoron’ Messin, Mbappen e Griezmannin

FIFA ka publikuar tre emrat e përzgjedhur për listën e ngushtë për lojtarin e vitit.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA, ka publikuar emrat e tre futbollistëve finalist.

Emri i parë në listë është ai i sulmuesit portugez, Cristiano Ronaldo, ndërsa në garë janë edhe Mohamed Salah i Liverpoolit dhe Luka Modric i Real Madridit.

Megjithatë, befasia e këtyre nominimeve është mbetja jashtë e yllit të Barcelonës, Lionel Messi, pas një kohe të gjatë.

Përveç Messit, në garën për lojtarin e vitit nga FIFA mungojnë edhe dyshja franceze, Kylian Mbappe e Antoine Griezmann.

Këta tre futbollistë së bashku kanë shënuar plot 118 gola dhe kanë fituar tetë trofe në sezonin e fundit.

Messi i vetëm ka shënuar 52 gola e 21 asistime në 64 ndeshje të zhvilluara, teksa ka fituar La Ligan dhe Kupën e Mbretit.

Griezmann ka shënuar 37 gola dhe 20 asistime në 67 ndeshje të luajtura, teksa ka fituar Kupën e Botës me Francën dhe Ligën e Evropës me Atletico Madridin.

Mbappe ka shënuar 29 gola dhe 20 asistime në 64 ndeshje të zhvilluara, ndërsa ka fituar tre trofetë vendor me PSG-në dhe Kupën e Botës me Francën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu