Kur dashuria lind në serial dhe vazhdon në jetën reale! Zbuloni çiftin më të ri të kinematografisë turke (FOTO)

Edhe një çift i ri ka lindur në botët e kinematografisë së Turqisë.

Bëhet fjalë për Serkan Cayolgu dhe Ozge Gurel edhe publikisht kanë konfirmuar lidhjen e tyre përmes fotografive.

Në fakt, këto të fundit kanë në dal në shesh me rastin e ditëlindjes së 30 të aktores më mirë e njohur si ‘Oyku’.

Kjo e fundit dukej e hareshme gjersa shoqërohej prej të dashurit, i cili ka qenë cak i shumë femrave turke, transmeton Telegrafi.

Është interesante se dyshja ishte dashuruar gjatë xhirimeve të serialit ‘Kiraz Mevsimi (Stina e Qershive)’, ku Serkani luan rolin e Ajazit ndërsa aktorja Oyku.

Ndryshe, sot u raportua se po lind edhe një romancë e re në shtetin turk mesin e personaliteteve të njohura, ku Tuba Buykustun ka filluar një lidhje me ish-basketbollistin e famshëm turk, Ibrahim Kutluay.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu