Edhe pse në Shqipëri, qeveria Rama ka ofenduar dhe poshtëruar protestuesit e Rrugës së Kombit, në shtetet evropiane rritja e taksave ka ngritur në këmbe të gjithë qytetarët, të cilët kanë protestuar për javë të tëra.
Dy ditë më parë policia arrestoi 23 protestues, disa prej të cilëve u dënuar me burg, nën akuzat se dëmtuan pronën private.
Por sikur të mos mjaftonte gjuha paragjykuese e Kryeministrit Rama, të njëjtat deklarata janë bërë edhe nga një pjesë gazetarësh e analistësh në studiot e ndryshme televizive, duke i cilësuar protestuesit si vandalë.
Me sa duket ata kanë harruar se shumë vende të Evropës dhe botës, kur preken interesat ekonomike dhe shkelen të drejtat e qytetarëve, protestat degjenerojnë në të dhunshme.
Pamje shumë më të rënda se ato në Rrugën e Kombit, janë parë rëndom në vende shumë më të zhvilluara se Shqipëria, duke përmendur këtu, Greqinë dhe Italinë fqinje, Francën e Spanjën.