Kur të nënçmojnë se linde vajzë dhe jo djalë…

Të lindësh vajzë apo djal, është një bekim që duhet vlerësuar fort, pasi ka shumë çifte sot që nuk po mundin ta gëzojnë dot ardhjen e një fëmije të tyre në jetë.

Por, historia e Fatimes, një 23 vjeçare nga Kosova, e cila jetonte në Kantonin e Tiçinos, në Zvicer, ndryshon.

Fatimja ka treguar, ka është arratisur nga shtëpia e saj bashkë me vajzën e vogël 8 muajshe, pasi keqtrajtohej nga familja e bashkëshortit të saj se pse kishte lindur vajzë, dhe jo djal.

“Menjëherë bashkëshorti u kthye në një tjetër nejri, u bë gjaknxehtë dhe i dhunshëm. Familja e tij bënin rolin e gardianit dhe nuk më linin të dilja nga shtëpia”, ka treguar nëna e re.

Ajo shpjegon se si fqinjët kishin lajmëruar disa herë policinë për shkak të zhurmave dhe të bërtiturave.

“Ata më përgjonin ditë e natë. Nuk guxoja të dilja e vetme as për të blerë dhe as për ta shoqëruar vajzën në parkun e lodrave pas banesës”, tregon Fatimja, transmeton “albinfo.ch”.

“Para martesës ne jemi parë vetëm një herë, një ditë të vetme. Por, kështu shkojnë këto punë te ne”, rrëfen Fatimja.

Pas arratisjes, ajo ishte drejtuar në komisariat dhe ka denoncuar bashkëshortin i cili po ndiqet penalisht.

Ndonëse raste kaq ekstreme sikur ky i Fatimes janë të rralla, megjithatë nuk mund të bëhet fjalë për një rast të veçuar.

Sipas Këshillimores për gra në Lugano, vetëm gjatë vitit 2016 në Tiçino kanë ikur nga shtëpitë e tyre 300 gra, të shtyra nga dhuna familjare.

Fatimja tani jeton në liri, por frika mbetet shoqëruese e përhershme e saj, pasi familja e ish bashkëshortit e ka kërcënuar me vdekje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu