Kur Vjosa Osmani thërriste Xhavit Ukajn me emër të veçantë, shkonin mirë me njëri-tjetrin në fushatë (VIDEO)

Seanca e sontme e Kuvendit, ku po pritej të votohej rishikimi i buxhetit u ndërpre nga Vjosa Osmani, pasi për pak sa nuk eskaloi situata.

Fjalë fyese e ofenduese kishte nga disa deputetë në drejtim të njeri tjetrit, por ishte Xhavit Ukaj nga LDK që mësyu drejt foltores së Osmanit, duke e bartur kështu konfliktin nga fjalët tek veprimi fizik.

Tani, po qarkullon një video nëpër internet kur në kohë fushate Osmani prezantonte kandidatët për deputet.

Osmani ishte e zgjedhura e LDK-së për kryeministre të vendit, ndërsa Ukaj një nga të listuarit për deputet.

Në video Osmani dëgjohet ta thërret kumbueshëm emrin e kandidatit “Xhavit Ukaj”, shkruan Insajderi.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu