Kurkuma mund ta bëjë atë që kimioterapia nuk mundet

Kurkuma përmban kurkuminë, identifikuar si përbërësi bazë aktiv, që përfshin 150 veprime në terapi, përfshirë antioksidues, kundër inflamacioneve dhe kundër kancerit. Nuk ekziston ndonjë përbërës tjetër natyral, që është më efikas në parandalimin e inflamacioneve sesa kurkuma.
Hulumtuesit nga universiteti “Virginia Commonwealth” (VCU) kanë zbuluar se me kombinimin e kurkumës me molekulat e ilaçit kundër mundimeve, substanca aktive nga kurkuma, e njohur si kurkumina, merr aftësinë e vrasjes së qelizave të melanomave në mënyrë natyrale. Një nga vetitë më domethënëse të kurkumës është efekti kundër kancerit. Kurkuma është më efikase në parandalimin e kancerit të vezoreve. Po ashtu u ndihmon femrave në menopauzë, duke ulur rrezikun nga kanceri i gjirit. Disa studimet të tjera tregojnë se kurkuma ndihmon në parandalimin e kancerit në zorrë të trashë dhe në prostatë, si dhe e parandalon leukeminë te fëmijët, trasmeton gazeta Kosova Sot

SASIA E NEVOJSHME PËR TA PËRDORUR

Sasia ditore e preferuar e kurkumës është nga 3 deri 10 gramë, me kalimin e kohës edhe pak mund të rritet. Pra, përafërsisht një lugë kurkumë është sasia ditore e preferuar për të rriturit. Për rezultate më të mira, duhet të merret në bazë ditore, ose së paku tri herë në javë. Personat e moshuar dhe ata më të rinj se 6-vjeçarë duhet ta marrin gjysmë luge. Kurkuma përdoret për: Forcimin e tretjes Përtëritjen e florës së zorrës Pakësimin e fryrjeve Pastrimin e mëlçisë dhe fshikëzës së tëmthit Normalizon ciklin menstrual Pakëson inflamacionet te artriti Pastron gjakun Stimulon punën e metabolizmit Problemet e lëkurës Kundër kërpudhave dhe baktereve Kundër parazitëve në zorrë Forcon sistemin imun Kundër kancerit Ndihmon në nivelin e kolesterolit Kontrollon peshën trupore Ul shtypjen e lartë të gjakut Kujdeset për trurit dhe kujtesën Rregullon çrregullimet neurologjike Ul trigliceridet

PASTË NGA KURKUMA

Përbërësit:

1/4 e gotës kurkumë pluhur 1/2 e lugës pluhur të bluar 1/2 e gotës ujë të filtruar Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë të vogël për zierje dhe i përzieni bashkë. Në temperaturë të mesme i përzieni derisa masa të shndërrohet në pastë të trashë. E lini të ftohet e më pas e ruani në kavanoz prej qelqit në frigorifer.

PATATE ME KURKUMË

Përbërësit:

2,5 kg patate Kripë Piper 1,5 lugë kurkumë Pak “chilli” të thatë 45 lugë të vogla vaj ulliri Zieni patatet në ujë të njelmët për tetë minuta. Më pas e thani dhe e aplikoni në një enë për pjekje dhe e erëzoni me erëza dhe vaj. E piqni në 200°C, për 40- 45 minuta, derisa të fitojë ngjyrë të artë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu