Kurrë kaq keq në mbrojtje, Mourinho regjistron rekordin negativ ndaj City

Tottenham po kalon momentin më të vështirë të sezonit. Ekipi i Jose Mourinhos humbi 3-0 ndaj Manchester City ditën e djeshme, disfata e katërt në pesë ndeshjet e fundit në Premier.

Spurs kanë rrëshqitur në vendin e nëntë dhe zona Champions League është katër pikë larg. Skuadra londineze mori një tjetër humbje në mesjavë. Evertoni i Ancelottit i mposhti 5-4 dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e FA Cup. Plot 8 gola të pësuar në dy takime radhazi, diçka që Jose Mourinho nuk e kishte provuar më parë në karrierë.

Aspekti defensiv është një nga pikat më të forta të “Special One”, por diçka nuk po funksionin në prapavijën e Tottenham kohët e fundit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu