Kurti akuzon opozitën: Bojkoti i votimit është sjellje e papërgjegjshme dhe shkelje e Kushtetutës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar deputetët e partive opozitare për bojkotimin e votimit gjatë seancave për konstituimin e Kuvendit.

Ai e ka cilësuar këtë veprim të papërgjegjshëm dhe në kundërshtim me Kushtetutën.

“Unë çdo herë shkoj që ta konstituojmë Kuvendin. Ata që vijnë, por bojkotojnë, duke mos votuar, nuk e di pse vijnë. Për bindjen time, ardhja në vazhdimet e seancave dhe bojkotimi i votimit politikisht është sjellje e papërgjegjshme dhe juridikisht shkelje e Kushtetutës”, deklaroi Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu