Kurti akuzon rëndë Grenellin: Ka qëndrim sikurse të Serbisë për Kosovën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka akuzuar rëndë Ambasadorin Richard Grenell, duke thënë se është në anën e Serbisë dhe se ishte ai që e rrëzoi nga pushteti në Kosovë.

Kurti ka realizuar një intervistë për ‘Foreign Policy’, ku ka akuzuar hapur Ambasadorin Grenell se po mban anën me Serbinë dhe ka ndërruar qëndrimin e tij për Kosovën.

Ai thotë se me Grenellin janë takuar dy herë, ku kërkoi heqjen e taksës në mënyrë që Serbia të ndalte fushatën e çnjohjeve, por sipas tij Grenell ndryshoi këtë qëndrim.

“E kam takuar ambasadorin Grenell menjëherë pas zgjedhjeve që i kemi fituar në nëntor të vitit të kaluar. Në atë kohë, ai thoshte se Kosova duhet ta heqë tarifën 100 për qind ndaj mallrave serbe dhe që Serbia duhet ta ndalë fushatën e çnjohjeve, me të cilën Serbia po lobon gjithandej nëpër shtete të caktuara për tërheqjen e njohjeve të Kosovës dhe po vendos pengesa të ndryshme në parandalimin anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare. Më vonë, në janar ai erdhi përsëri në Kosovë dhe e ritheksoi të njëjtën gjë. Por, pasi u kthye nga Beogradi, ai filloi ta dorëzonte, pak nga pak, kërkesën që Serbia ta ndalë fushatën e tërheqjes së njohjeve. Ishte vetëm, “Ju [Kosova] duhet t’i hiqni tarifat”, tha Kurti.

Kurti tha se Grenellit po e mban anën e Serbisë dhe po i bën presion Kosovës për një marrëveshje, sipas tij vetëm Grenellit po i duhet ajo marrëveshje që të tregojë se krizat ndërkombëtare mund të zgjidhjen paqësisht.

“E unë mund ta imagjinoj se ai është i interesuar për nënshkrime në fund të marrëveshjes, e jo për tekstin mbi nënshkrime. Ngutja e tij e shtyn atë në të njëjtën anë me Beogradin, sepse nëse do marrëveshje të shpejtë, atëherë ushtron presion mbi palën e dobët. Mendoj se ai mund të mos ketë marrë pjesë nuk marrëveshjen në mes të Thaçit dhe Vuçiqit, por jam i sigurt se ai është në dijeni lidhur me bisedimet sekrete dhe se e di përmbajtjen e tyre. Atij i duhet një marrëveshje. Atij i duhet një marrëveshje, të cilën mund të tregojë se krizat ndërkombëtare mund të zgjidhen paqësisht, edhe nëse nënkupton shkëmbim territoresh. Mendoj që shkëmbimi territorial shkakton më shumë refugjatë e më shumë konflikte dhe jo kufij të rinj ashtu siç mund t’i mendojnë ata. Mund t’i vizatosh në një copë letre, por pastaj në realitetin në terren, nuk mund të bëhen pa konflikt”, tha Kurti.

Krejt në fund Kurti ka aluduar se njerëzit janë të shqetësuar shumë se Grenell mund të realizon një shkëmbim territori mes dy vendeve dhe kjo sipas tij sjellë konflikte dhe gjakderdhje të reja.

“Njerëzit frikësohen që kjo fantazmë e ka gjetur ambasadorin Grenell dhe ai do të shkojë ndërmjet dy presidentëve për ta bërë shkëmbimin e territoreve, e që mund të jetë interesante këtë verë por sigurisht do të krijojë konflikte të reja dhe gjakderdhje të reja për shkak se asnjë fshat nuk dëshiron të përfundojë në anën e gabuar të kufirit”, tha Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu