Albin Kurti dhe Vjosa Osmani dolën në një komunikatë për media përpara qytetarëve të mbledhur në Prishtinë. Albin Kurti si fillim u shpreh se kjo ditë ishte një ditë e jashtëzakonshme dhe i kaloi fjalën Vjosa Osmanit, shkruan InfoShqip.com
Pas fjalimit të dy drejtuesve gazetarët i’u drejtuan me pyetje Kurtit ku e pyetën se a iu drejtua qëllimisht zonjës Vjosa si presidente. Kurti i buzëqeshur i kthen përgjigjen: Ajo është Presidente Vjosa Osmani. Presidente Vjosa Osmani. A u bë tash? përfundoi Kurti duke qeshur. Pas kësaj Kurti iu përgjigj edhe disa gazetarëve i faleminderoi të gjithë dhe përfundoi takimin. /InfoShqip.com









