Kurti emëron Kreshnik Ahmetin zëvendësministër në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vazhduar me emërimin e zëvendësministrave nëpër ministri. Së fundmi Telegrafi merr vesh se Kurti ka emëruar Kreshnik Ahmetin në pozitën e zëvendësministrit në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Në të kaluarën, Kreshnik Ahmeti ka ushtruar funksionin e shefit të kabinetit të ish-ministrit të kësaj ministrie, Glauk Konjufcës, në Qeverinë Kurti 1.

Telegrafi ka provuar të marrë konfirmim nga vetë Ahmeti por edhe Qeveria, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu