Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati për kryeministër, Albin Kurti, vazhdon të insistojë se dialogu me Serbinë nuk është një prioritet për qeverinë e tij. I pyetur nga disa media të huaja, pasi u shpall e fitorja e zgjedhjeve, Kurti është shprehur se prioritet është punësimi dhe ekonomia e vendit.
Në një intervistë të dhënë për Agjencinë Bullgare Telegrafike (BTA), Kurti është shprehur se mund të bëjë një tolerim dhe dialogun ta vendosi në vend të katër.
“Ne do të bëjmë një lëshim dhe do ta bëjmë dialogun me Serbinë prioritetin numër katër pas vendeve të punës, drejtësisë dhe pandemisë COVID-19”, tha Kurt
Ndërsa, në median zviceriane,“Le Temps”, ai ka thënë se të gjitha sondazhe tregojë se shqetësimi kryesor i popullit të Kosovës, është ekonomia, punësi dhe drejtësia, por mund të bëjë një kompromis dhe ta vendos dialogun në vendin e tretë ose të katër.
“Kjo temë renditet e gjashta ose e shtata midis prioriteteve të qytetarëve. Të gjitha sondazhet tregojnë se shqetësimet e tyre kryesore janë punësimi, ekonomia, drejtësia… Sidoqoftë, unë jam i gatshëm të bëj një kompromis, për ta vendosur dialogun në rendin e tretë ose të katërt të përparësive të mia”, deklaroi Kurti.









