Kurti: Koalicioni me LDK-në u prish para se të shkarkohej Veliu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se shkarkimi i minstrit Agim Veliu nuk ka qenë arsye për t’u rrëzuar qeveria, madje tha se një gjë e tillë në asnjë mënyrë nuk duhej që të ndodhte.

Kurti, tha se Koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës u prish para se të shkarkohej Agim Veliu.

“Koalicioni me LDK-në u prish para se të shkarkohej Agim Veliu”, tha Kurti në Debat plus.

Kurti thotë se shkarkimi i Agim Veliut ndodhi kur ai mori anën e Presidentit në raport me gjendjen e jashtëzakonshme.

“Po të mos thoshte ish-ministri që është për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, ai edhe sot do të mund të ishte Ministër i Brendshëm, pavarësisht se ka thënë shumë gjëra kundër meje”, përfundoi Kurti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu