Qeveria e Kosovës ka konfirmuar sot se paga minimale do të rritet nga 350 euro në 425 euro bruto duke filluar nga muaji i ardhshëm. Faza e dytë e rritjes hyn në fuqi më 1 korrik 2026, kur paga minimale do të ngrihet në 500 euro, sipas vendimit të miratuar më herët nga ekzekutivi, përcjell INA.
Kryeministri Albin Kurti tha se nga kjo rritje do të përfitojnë rreth 150 mijë punëtorë të sektorit privat, duke theksuar se masa synon të përmirësojë dinjitetin ekonomik të punëtorëve dhe standardin e jetesës.
“Pagën minimale e gjetëm 130 deri në 170 euro, të pandryshuar për më shumë se një dekadë. Brenda një mandati po e rrisim për të tretën herë,” deklaroi Kurti.
Paga minimale pritet të reflektohet edhe në kontratat kolektive, kontributet pensionale dhe pagesat e rregullta që lidhen me të./INA/










