Kurti: Në Qeverinë e Vetëvendosjes kriminelët do t’i dorëzohen shtetit

Një qeveri e krijuar nga Vetëvendosje dhe partnerët nuk do të ketë kriminelë të cilët nuk i dorëzohen shtetit.

Kështu ka thënë kandidati për kryeministër i VV-së, Albin Kurti, në një intervistë për Rubikon të KTV-së.

Rastet kur prokurorët e gjyqtarët janë përballur me kërcënime nga aktivistë të VV-së, Kurti i cilëson si reagime në afekt.

“Nëse janë frikësuar ndonjëherë prokurorët e gjykatësit, për neve janë frikësuar për shkak të turpërimit në publik, por nuk janë frikësuar për shkak se ne do t’i largojmë nga puna”, ka thënë ai.

“Rasti tjetër kur kryeprokurorin e shtetit Aleksandër Lumezi e terrorizojnë edhe hynë e dalin e thonë që nuk i kanë vjedhur asgjë përveç telefonit, e nuk e di nëse kryeprokurori mund të ketë diçka më të vlefshme se telefonin. Aq më tepër që u pat krijuar përshtypja se ky kryeprokuror nuk është i kontrolluar si ai paraprak nëse nuk gaboj që ishte Sylë Hoxha”, ka thënë ai.

Ai thotë se është domosdoshmëri që gjyqësori të lirohet nga ekzekutivi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu