Kryetari i VV-së Albin Kurti pas takimit me sindikatat ka folur edhe në lidhje me koalicionin qeverisës.Kurti ka konfirmuar se sot do të takohet me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa.
“Po sot do të kemi një takim me Isa Mustafën. Do të vazhdojmë bisedimet aty ku kemi mbetur pra përgjegjësitë në ekzekutiv ti harmonizojmë .Unë jam optimist që do ti tejkalojmë diferencat e vogla sepse në njërën anë ekziston mirëbesimi ynë dhe në anën tjetër dëshira për ndryshime të mëdha. Sa i përket rezultateve konkrete nga këto bisedime do të njoftoheni me kohë por mos dyshoni në suksesin e formimit të koalicionit. S’ka pengesë që nuk do kalohet” ka thënë shkurt Kurti raporton Gazeta blic.
I pyetur rreth çështjes së postit të Presidentit, Kurti ka theksuar: “Nuk ka pengesë që do të na ndalë për arritjen e koalicionit qeverisës”.
Kurti poashtu tha se Qeveria do të bëhet. Ka pasur raportime se LDK-ja insistonte që në bisedimet për formimin e qeverisë të përfshihet edhe posti i presidentit të vendit.