Kurti pas deklaratës së Trumpit: Serbia po shkel marrëveshjen bazike, hapi i parë dorëzimi i Radojçiqit

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, deklaroi se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë nuk mund të ndodhë pa përmbushjen e obligimeve nga ana e Beogradit.

Ai u pyet lidhur me zotimin e presidentit amerikan Donald Trump për t’u riangazhuar në dialogun Kosovë–Serbi dhe për të shtyrë përpara procesin e normalizimit.

Në përgjigje, Kurti theksoi se Serbia po shkel marrëveshjen bazike dhe se hapi i parë duhet të jetë dorëzimi i Milan Rajdojçiqit, të cilin e ka cilësuar si “kryekriminel” përgjegjës për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

“Ne kemi një marrëveshje bazike me Serbinë, e cila po shkelet nga Serbia dhe natyrisht që për të normalizuar marrëdhëniet mes dy vendeve tona është e domosdoshme që ata pikw së pari t’ua dorëzojnë autoriteteve të shtetit tonë, Milan Radojçiqin, kryekriminelin që na vrau rreshterin policor, heroin e Kosovës, Afrim Bunjaku. Më pastaj të pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen bazike me aneksin e zbatimit dhe njëkohësisht ta tërheqin letrën nga dhjetori i vitit 2023, kur ish-kryeministrja Brnabiq pati thënë që nuk respekton integritetin territorial të Kosovës”, tha Kurti.

Ai shtoi se beson në mundësinë e normalizimit, por sipas tij, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, ndërsa vlerësoi lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Unë besoj që normalizimi është i mundur, trysnia duhet të jetë mbi Beogradin, dhe gjithmonë e mirëpresim rolin e SHBA të cilët paraqesin aleatin tonë kryesor, partnerin e pazëvendësueshëm dhe mikun special në tri fusha kryesore: e para mbrojtja, e dyta është diplomacia dhe e treta është zhvillimi”, tha Kurti, raporton EO.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu