Kryeministri Albin Kurti tha se është “çështje orësh”, kur do të mësohet gjithçka rreth procesit të zgjedhjes së presidentit.
I pyetur për emrin e Presidentit, ai tha se edhe ai vetë është kureshtar.
“Jemi duke shkuar në mbledhjen e grupit tonë parlamentar. Besoni që ngapak edhe unë jam kureshtar porsi ju. Është çështje orësh derisa t’i mësojmë që të gjitha që të gjithë bashkë”, tha Kurti.










