Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për ish-krerët e UÇK-së që po mbahen në Hagë tha se është bregosëse që ata po abuzohen padrejtësisht. Ai shtoi se ata guxuan të marrin armët për liri kundër një shtypjesh një shekullore.
“Ne kujtojmë sot UÇK-në, përkulemi me nderim para dëshmorëve dhe përpiqemi që ta ruajmë dhe ta lartësojmë Republikën tonë edhe në emrin e tyre. Brengosemi që krerët e UÇK-së po akuzohen padrejtësisht sepse ata guxuan të marrin armët për liri kundër shtypjes një shekullore dhe kundër një regjimi gjenocidial”, tha ai, shkruan portali rtv21.tv
Për akuzat e Speciales për ish-krerët e UÇK-së, Kurti tha se të njëjtat nuk qëndrojnë.
“Akuzat e Gjykatës Speciale në Hagë për krimet kundër njerëzimit nuk qëndrojnë, nuk marrin parasysh konteksin historik e politik të luftës sonë çlirimtare të cilës ia detyrojmë sot lirinë e sotme. Krime kundër njerëzimit ndaj popullatës shqiptare civile ka kryer Serbia e Milloshoviqit”, tha kryeministri./21Media










