Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas sanksioneve të SHBA-së duke tërhequr 200 milionë euro nga MCC, duke thënë se ai nuk i ka parë kurrë ato para dhe s’e dinë se a i ka marrë vendi me të vërtetë.
Kështu u deklarua ai sot në seancën e Kuvendit të Kosovës, që po mbahet për rrëzimin e Qeverisë pikërisht të drejtuar nga Kurti.
“200 milionë euro edhe kur t’i shohesh se din a janë, e le që se din a i kena marrë. Pra ky është gogoli që e gjen arsyetimin në kuptim e jo në fakt”, tha ai.
Kujtojmë se ditë më parë, Qeveria e Shtetet të Bashkuara të Amerikës ka marrë vendim të pezullohen 200 milionë dollarë ndaj Kosovës, si shenjë e mospërfilljes së Kryeministrit Kurti ndaj zyrtarëve amerikanë, për heqjen e taksës.
Korporata e Sfidave të Mijëvjeçarit të Qeverisë (MCC) ka lëshuar një deklaratë me shkrim në lidhje me statusin e programeve të zhvillimit ekonomik të MCC në Kosovë, ku bëhet e ditur se do të fillojnë zyrtarisht sanksionet ndaj Kosovës, si shenjë e mospërfilljes së Kryeministrit Kurti ndaj zyrtarëve amerikanë, për heqjen e taksës.
“Pozicioni i Shteteve të Bashkuara lidhur me tarifat e Kosovës ndaj mallrave nga Serbia është i qartë. Heqja e këtyre tarifave do të përmirësojë ekonominë e Kosovës dhe do të ndihmojë në uljen e varfërisë përmes rritjes ekonomike. Derisa të zgjidhet çështja e tarifave të Kosovës, MCC do të ndalojë zbatimin e programit të pragut dhe zhvillimin e programit të propozuar kompakt në Kosovë”, thuhet në deklaratën e MCC.
Tutje, në këtë njoftim thuhet se vazhdimi i këtij vendimi të marrë nga qeveria amerikane varet nga Qeveria e Kosovës.
“Vendimi për të vazhduar me programet MCC-së varet nga veprimet e Qeverisë së Kosovës. Shpresojmë që Qeveria e Kosovës do të zgjedh shpejt këtë çështje tarifore në mënyrë që të vazhdojë me programet e MCC. Pasi të arrihet një rezolutë, MCC’ja do të rifillojë operimet sipas rastit”, përfundon deklarata.
Kujtojmë, që për heqjen e tarifës përveç Richard Grenell, këto paralajmërime i kishte bërë edhe Dick Custin, zëdhënës i emisarit të presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i cili tha se ‘E gjithë Qeveria amerikane po ia kërkon Kosovës t’i heqë menjëherë të gjitha tarifat’.
Gjithashtu, edhe djali i presidentit Trump, ka bërë thirrje për tërheqjen e trupave amerikane, nëse Qeveria e Kosovës nuk e heq taksën ndaj mallrave serbe.
Pavarësisht këtyre paralajmërimeve, ditën kur u takua me emisarët e kancelares Merkel dhe të presidentit Macron, kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk beson që do të ketë sanksione nga SHBA-ja që po kërkon heqjen e menjëhershme të taksës dhe pa kushte. Por, ja që u konfirmuan raportimet e Metros, Qeveria Amerikane ia pezullon 200 milionë Kosovës.










