Sikurse gjithë Qeveritë e kaluara të Kosovës, traditën do ta vazhdon edhe Qeveria Kurti, ku do t’i paguajë plotë 15 milionë euro për shlyerjen e borxhit të serbëve në katër komunat serbe, në Mitrovicën e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan.
Për mbulimin e konsumit në Veri të vendit, energjia po vazhdon të merret nga Sistemi Elektroenergjik i Europës Kontinentale, mbi 577 mijë megawat për orë energji elektrike janë tërhequr nga ky operator apo në para që i bie afro 29 milionë euro, borxh ky i krijuar që nga viti 2 dhjetor 2017 e deri më 1 mars të 2020.
Gazeta Metro mëson se tanimë një kërkesë për mbulimin e rrymës së shpenzuar nga katër komunat në Veri ju është drejtuar kryeministrit Kurti nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), kjo kërkesë vjen pasi çdo devijim i zonës që mbulon sistemin elektroenergjetik i Kosovës konsiderohet si devijim i KOSTT’it.
Mësohet po ashtu se edhe Ministria e Financave tanimë ka bërë gati që 15 milionë euro të ndahen për rrymën e katër komunave serbe për shkak të mos shkaktojë devijime ndaj sistemit evropian.
Kujtojmë se nga viti 2017, Gjykata Themelore ka pezulluar vendimin që kostoja e furnizimit në Veri t’iu faturohet qytetarëve, atë detyrohet ta paguajë Qeveria e Kosovës, por në njëfarë forme kjo i bie që përsëri rryma elektrike të paguhet nga taksat e qytetarëve.
Kujtojmë se nga viti 1999 e deri në vitin 2017 e gjithë rryma e shpenzuar nga katër komunat e Veriut është paguar nga qytetarët e Kosovës, faturat e shpenzuara të asaj pjese u janë faturuar qytetarëve të viseve tjera të Kosovës.










