Kurti preket nga historia e nënës gjakovare (VIDEO)

Albin Kurti ka vizituar sot paradite kryetaren e shoqatës “Thirrjet e Nënave”, Nystrete Kumnova, në Gjakovë.

Në këtë vizitë që kandidati i Vetëvendosjes për kryeministër e realizoi tek kjo shoqatë, pranoi disa kërkesa. Nystrete Kumnova kërkoi nga Kurti që të zbardhet fati i të pagjeturve gjatë luftës së Kosovës, në rast se bëhet kryeministër.

Kushtëzimi i bisedimeve me Serbinë në Bruksel ishte një tjetër kërkesë që Nystrete Kumnova ia bëri Kurtit, shkruan Klan Kosova.

E Kurti i premtoi përkrahje.

“Përkrahje e qeverisjes së Vetëvendosjespas zgjedhjeve të 11 qershorit, do të jetë shumë më e madhe se sa përkrahja që ia kemi bërë në të kaluarën”, deklaroi Kurti.

Kurti i bëri vizitë edhe shtëpisë-muze të familjes Qerkezi në Gjakovë. Ai vizitoi Feride Qerkezin, të cilës iu kanë zhdukur fëmijët dhe burri nga lufta e fundit.

Kandidati i VV-së për kryeministër i tha fjalë ngushëllimi Qerkizit, por vet e pati goxha të rëndë të dëgjonte rrëfimin e gruas nga Gjakova. /Insajderi.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu