Kurti: Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit duke nderuar rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim këngëtarën e njohur, Rita Ora për nder të ditëlindjes së saj.

Kështu bëri të ditur vetë Kurti me anë të një postimi në “X” ku shprehet se këngëtarja ka arritur majat e suksesit në mbarë botën, shkruan Arbresh.info.

“Rita Ora ka arritur majat më të larta të suksesit dhe njohjes në mbarë botën duke nderuar gjithmonë rrënjët dhe kulturën e saj në atdhe. Ishte nder ta prisja dhe Taika Waititit sot ne ditelindjen e saj. Kosova, Britania e Madhe dhe Zelanda e Re duken pa kufi përballë artit”, u shpreh Kurti.

Gjatë këtij takimi, Rita Ora ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waititi./Arbresh.info


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu