Kurti udhëton për në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Kryeministri Albin Kurti ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC).

Zyra e Kryeministrit tha se krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dje e ka anuluar pjesëmarrjen e saj në Konferencën e Sigurisë në Munih, ka konfirmuar Presidenca, përmendur angazhimet institucionale dhe prioritetet që lidhen me zhvillime brenda vendit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu