Komuna e Likovës vazhdimisht ka qenë një arenë e nxehtë politike mes pozitës dhe opozitës shqiptare në kohë zgjedhjesh.
Kjo komunë nga periudha e pasluftës është udhëhequr nga BDI, derisa para saj ishte e udhëhequr nga PDSH.
BDI tashmë ka zyrtarizuar kandidaturën e Erkan Arifit, për një mandat të dytë. Kjo u bë e ditur edhe nga kryetari i kësaj partie, Ali Ahmeti gjatë inaugurimit të një salle sportive në Likovë.
Por nga partitë e tjera ende nuk ka ndonjë kandidaturë të mundshme për të dal në garën e zgjedhore në Likovë. Koalicioni opoZitar ASH-AAA ende nuk ka ndonjë kandidat të zyrtarizuar, derisa thonë për INA se ka propozime që do dalin në anketime.
Burime nga koluaret partiake thonë për INA se një nga kandidatët e mundshëm përflitet kryetari i Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët, Omer Ajdini nga fshati Nakushtak i Likovës. Por kjo mohohet zyrtarisht. Ndër emrat e përfolur është edhe kryetari i degës së Alternativës, Iljasa Abazi nga fshati Sllupçan. Por përfliten edhe figura tjera por që më në fund caktohen unanimisht nga koalicioni, pas anketimeve të bëra.










