Kush e kërcënoi Lulzim Bashën për përjashtimin e tij nga grupi demokrat? Përgjigjet Sali Berisha: Më mirë të kishte dhënë dorëheqjen

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka komentuar vendimin e Lulzim Bashës për përjashtimin e tij nga grupi demokrat.

I pyetur se kush e kërcënoi Bashën që të merrte një vendim i tillë, Berisha tha se nuk ka emra, por nënkuptohet se kush mund të jenë. Sipas tij sot PD është një rreckë opozitë.

Reagimi i Berishës:

“Ata të cilët kanë kërkuar moshyrjen time në parlament. Emrat nuk i di. Vetëkuptohet kush janë. Por një vendim të tillë nuk duhet ta merrte kurrë, më mirë të kishte dhënë dorëheqjen”, tha Berisha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu