Kush është 18-vjeçarja që rrëmbeu kurorën e “Miss Shqipëria 2025”?

Në një mbrëmje të paharrueshme të mbajtur në Amfiteatrin e Tiranës, spektakli përcolli bukurinë e 25 vajzave nga të gjitha trevat shqiptare.

Spektakli përfundoi me emocione të forta, lot gëzimi, duartrokitje dhe në kurorëzimin e më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti.

Koha YouTube Channel
“Miss Shqipëria 2025” dhuroi emocione të veçanta këtë vit, ku ndër më të spikaturat e mbrëmjes ishte padyshim kurorëzimi i më të bukurës shqiptare Valentina Gegprifti, me numër 18.

Ajo u shqua për prezencën skenike, bukurinë dhe buzëqeshjen magnetike, duke fituar duartrokitje të gjata dhe vlerësim maksimal nga juria dhe publiku.

Shoqëruesja e parë – Klea Thaçi, me numrin 17

Shoqëruesja e dytë – Laura Peka, me numrin 11

“Miss Earth” – Kleja Sulejmani, me numrin 3

“Miss Supernational” – Natalia Lalaj, me numër 1

“Miss International –Albania 2025” – Gledia Preja, me numrin 25

“Trupi më i bukur” – Juna Latifi, me numrin 4.

“Miss Buzëqeshja” – Elsina Canaku, me numrin 5.

“Miss Elite” – Dea Hila, me numrin 20, e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në arenën ndërkombëtare të bukurisë.

“Miss Miqësia” – Xholin Xhabeu, me numrin 12, e votuar nga vetë 25 finalistet për shpirtin e saj bashkëpunues dhe pozitiv.

“Miss Elegance” – Bleona Beqiraj, me numrin 8.

“Miss Fotozhenia” – Eloisa Llupo, me numrin 2.

“Miss Social-Media” – Dajana Elmasllari, me numrin 23.

“Çmimi i publikut” – Kleja Sulejmani, me numrin 3, e cila u zgjodh përmes votimit online nga publiku duke marrë 22.6 % të votave.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu