Kush është gruaja politikane më e votuar në Shqipëri, më e pëlqyer se Rama

Taulant Balla vijon të mbajë fort kreun e deputetit më të votuar në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Sekretari i Përgjithshëm i PS-së Taulant Balla ka arritur të marrë 21 604 vota në qarkun e Elbasanit.

Direkt pas tij vjen zv/kryeministri Erion Braçe me 15 304 vota në qarkun e Fierit, ndjekur nga Fatmir Xhafaj që arriti të thyejë herësin në Tiranë duke u futur Kuvend me vota preferenciale.

Mes socialistëve në listën e kandidatëve me të votuar është kryedemokrati Lulzim Basha i cili ka marrë 13 674 vota.

Lista e 5-shes me më shumë vota përmbyllet me një grua. Është fjala për ministren e Energjisë Belinda Balluku që në total ka marrë 13 518 vota.

Taulant Balla PS, Elbasan- 21 604 vota.

Erion Braçe PS, Fier – 15 304 vota.

Fatmir Xhafaj PS, Tiranë- 13 801 vota.

Lulzim Basha, PD-AN – 13 674 vota.

Belinda Balluku PS – 13 518 vota.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu