VMRO-DPMNE zgjodhi kandidatin e saj për president për zgjedhjet presidenciale të 21 prillit. Ajo është profesorja universitare Gordana Siljanovska Davkova, e cila ka marrë 408 vota.
Por kush është profesorja Siljanovska. Ajo është e lindur në Ohër. Në Shkup ka kryer arsimin universitar, ndërsa ate pasuniversitar dhe doktoraturën në Universitetin e Lubjanës. Informon INA.
Siljanovska njihet si një nga profesorët e së drejtës kushtetuese dhe sistemit politik. Ka qenë ministre në periudhën pas pavarësimit të vendit 1992-1994. Anëtare e komisionit kushtetues në Kuvendin e Maqedonisë, eksperte e Grupit të Gjenevës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut. Ajo është profesoreshë e rregullt në fakultetin juridik në Universitetin „Shën Kirili dhe Metodi“ në Shkup. (INA)
http://pf.ukim.edu.mk/wp-content/uploads/2018/02/C.V.-GORDANA-SILJANOVSKA-DAVKOVA-2c-2016.pdf










