Mihajllo Manevski, ish-ministër i drejtësisë gjatë mandatit të parë të qeverisjes së VMRO-DPMNE është njëri nga kokat kryesore për dhënien e këshillave juridike dhe kushtetuese për Gjorgje Ivanovin.
Manevski aktualisht është 80 vjeç ndërsa njihet me karrierën e tij në institucionet gjyqësore duke qenë fillimisht si prokurorë me një përvojë 28 vjeçare në Veles dhe zv/kryeprokurorë në Prokurorinë e Shkupit nga viti 1966-76. Më vonë ka qenë edhe kryetar i Prokurorisë. Në periudhën e viteve 2000 ka qenë këshilltar i Qeverisë për çështje juridike, më pas kryetar i antikorrupsionit dhe në vitin 2006 me fitoren e VMRO-DPMNE ka ushtruar postin e ministrit të drejtësisë.
Ai është hartues i disa ligjeve dhe kornizave ligjore. Së fundi me krizën politike ai ka qenë këshilltar i Gruevskit për çështje juridike. Në periudhën e krizës aktuale, Manevski është parë natën vonë duke dalur nga kabineti presidencial i Ivanovit, nga vila Vodno. Manevski dëgjohet edhe në bisedat e përgjuara duke këshilluar ish-ministren e brendshme Gordana Jankullovska./ina