Kush është lojtari më i mirë në botë Mesi Apo Ronaldo? Ja përgjigja e Asensio

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio ka folur për Messin dhe Ronaldon.

Sipas tij të dy janë lojtarë të mirë, por ai duhet të thotë Ronaldo, pasi që ai është shoku i tij i skuadrës, shkruan GazetaBlic

“Messi apo Cristiano Ronaldo? Ata janë dy lojtarët më të mirë në botë. Është shumë e vështirë, por unë duhet të them Ronaldo pasi ai është shoku im i skuadrës”, tha Asensio.

Vlen të theksohet se Asensio është duke u kërkuar nga shumë skuadra të mëdha botërore për shkak të paraqitjeve të mira me madrilenët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu