Rama arriti fitoren e tij të parë sot përballë protestave masive të studentëve duke dalë kështu si personi që i zgjidh problemet dhe jo shkaktari i tyre, siç është në të vërtetë ( Lexo shkrimin e Albeu.com ).
Ramës i duhej një skenë dhe një tufë me studentë për të bërë tërheqjen e tij dhe për këtë iu vu në shërbim rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës, Bahri Musabelliu.
Ky i fundit kishte njoftuar një takim me pedagogë dhe studentë në një prej sallave të universitetit, kur papritur aty ia behu Edi Rama.
Studentët u kapën në kurth nga plani Rama-Musabelliu, ndërkohë që garda mbylli dyert nga jashtë duke mos lejuar askënd të dilte nga salla në mënyrë që Rama të zhvillonte dialogun e shumë kërkuar.
Të kapur në kurth prej rektorit të tyre, studentët nuk patën mundesi tjetër vetëm se të dëgjonin fjalimin tre orësh të Ramës.










