Kush janë gratë më të pasura në botë, sipas Forbes

Renditja e Forbes për miliarderët e botës mbetet në mënyrë disproporcionale mashkullore, por përqindja e grave mes njerëzve më të pasur të planetit vijon të rritet. Këtë vit, 481 nga 3,428 miliarderë në botë janë gra, ose 14% e listës, nga 406 ose 13.4% një vit më parë.

Gruaja më e pasur në botë për të dytin vit radhazi është trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, me një pasuri të vlerësuar në 134 miliardë dollarë.

Brits Are Exploring Financial Ideas Introduced in This BookModernSkillBookLearn More

Recently Spotted Asteroid Set for Near Miss With Earth
Keep Watching

Pas saj renditen trashëgimtarja e L’Oréal, Françoise Bettencourt Meyers, me 100 miliardë dollarë, dhe Julia Koch, e veja e industrialistit David Koch, me 81.2 miliardë dollarë.

Iris Fontbona u ngjit në vendin e katërt me 52.6 miliardë dollarë, ndërsa Jacqueline Mars ra në vendin e pestë me 49.1 miliardë dollarë.

E vetmja grua self-made, pra që e ka ndërtuar vetë pasurinë e saj, është zvicerania Rafaela Aponte-Diamant, me 44.5 miliardë dollarë, në vendin e gjashtë.

Ajo është më e pasura mes vetëm 122 grave miliardere që e kanë krijuar vetë pasurinë, nga 113 një vit më parë. Ndër gratë self-made më të njohura, këtë vit në listë hyn edhe Beyonce, me 1 miliard dollarë, së bashku me Rihanna, Sara Blakely dhe Taylor Swift.

Një hyrje e re është edhe Luana Lopes Lara nga Brazili, bashkëthemeluese e Kalshi, e cila në moshën 29-vjeçare është tashmë gruaja miliardere self-made më e re në botë.

Ndërkohë, Melinda French Gates dhe Marilyn Simons dolën nga 10-shja e parë, duke u zëvendësuar nga Iris Fontbona dhe Zheng Shuliang.

Më poshtë do të lexoni për dhjetë gratë më të pasura në botë në vitin 2026. Pasuritë neto janë llogaritur më 1 mars 2026.

10. Zheng Shuliang & familja

Pasuria neto: 33.2 miliardë dollarë | Mosha: 80 | Burimi: Produkte alumini | Shtetësia: Kinë.

9. Abigail Johnson

Pasuria neto: 33.2 miliardë dollarë | Mosha: 64 | Burimi: Fidelity | Shtetësia: SHBA.

8. Miriam Adelson & familja

Pasuria neto: 37.5 miliardë dollarë | Mosha: 80 | Burimi: Kazino | Shtetësia: SHBA.

7. Savitri Jindal & familja

Pasuria neto: 39.1 miliardë dollarë | Mosha: 75 | Burimi: Çelik | Shtetësia: Indi.

6. Rafaela Aponte-Diamant

Pasuria neto: 44.5 miliardë dollarë | Mosha: 80 | Burimi: Transport detar | Shtetësia: Zvicër.

5. Jacqueline Mars

Pasuria neto: 49.1 miliardë dollarë | Mosha: 86 | Burimi: Ëmbëlsira | Shtetësia: SHBA.

4. Iris Fontbona & familja

Pasuria neto: 52.6 miliardë dollarë | Mosha: 83 | Burimi: Miniera | Shtetësia: Kili.

3. Julia Koch & familja

Pasuria neto: 81.2 miliardë dollarë | Mosha: 63 | Burimi: Koch, Inc. | Shtetësia: SHBA.

2. Françoise Bettencourt Meyers & familja

Pasuria neto: 100 miliardë dollarë | Mosha: 72 | Burimi: L’Oréal | Shtetësia: Francë.

1. Alice Walton

Pasuria neto: 134 miliardë dollarë | Mosha: 76 | Burimi: Walmart | Shtetësia: SHBA.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu