Kush po e kërcënon Vjosa Osmanin? Deklarata e Ramës trazon Kosovën! Gazetari zbulon detajet

Kryeministri Edi Rama, pas një vizite në Prishtinë ditën e djeshme, deklaroi se presidentja Vjosa Osmani është e kërcënuar. Në një lidhje live për Euronews Albania, gazetari Kosovë Gjocia shpjegoi këtë të martë se ajo që Rama tha nuk ishte dëgjuar dhe nuk ishte e njohur më parë për publikun.

Gazetari tha se sipas tij, duke marrë parasysh të kaluarën e Osmanit, marrëdhënien që ajo ka pasur me Thaçin, por edhe me figura të tjera që kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, theksoi se nuk ka qenë në nivelin më të mirë të mundshëm dhe se mosreagimi i Osmanit për çështjen aktuale në Hagë nuk kanë qenë në mbështetjë të duhur.

“Duke marrë parasysh të kaluarën e Osmanit, marrëdhënien që ajo ka pasur me Thaçin, por edhe me të tjerë që kanë qenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, ish-drejtues të UÇK-së apo ish-ushtarë të UÇK-së në aspektin politik, nuk është se ka qenë në nivelin më të mirë të mundshëm.

Osmani pothuajse gjithë karrierën e saj politike e ka ndërtuar duke qenë një kritike e fortë e Thaçit dhe politikës së tij, që ai ka qenë kryeministër, por edhe në detyra të tjera.

Mosreagimi i shpeshtë i Osmanit dhe Kurtit karshi asaj që po ndodh në Hagë, fakti që ka pasur akuza që nuk kanë dhënë mbështetje që ata të kthehen të pafajshëm në Kosovë, sepse dënimi i tyre do të thotë dëminimi i UÇK-së dhe dënimi i Kosovës, sepse ka bërë realisht që njerëzit të mos mendojnë se mund të ketë situata të tilla.

Pasi ajo deklaratë u bë publike pati shumë reagime, por nga ana tjetër u vlerësua veprimi i Osmanit, ndoshta në mënyrë të heshtur, jo se në Presidencën e Kosovës do të gjendet diçka Prokuroria Speciale sepse nuk ka realisht asnjë dokument me atë çfarë po ndodh”, u shpreh Gjoci.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu