Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq deklaroi se është zbuluar se ai po përgjohej prej një vit e gjysmë radhazi. Ai tha gjithashtu se ai e din kush qëndron pas saj dhe se beson që autoritete kompetente do të hetojnë gjithë rastin. Kurse ekspertët e sigurisë në Serbi thanë se është i nevojshëm një hetim urgjent dhe i plotë.
Lidhur me këtë, ministri i Punëve të Brendshme në Serbi, Aleksandar Vulin tha se shërbimet janë duke punuar në hetimin e kësaj çështje. “Vuçiq nuk e tha këtë për hir të marketingut politik, por sepse është e vërtetë, Presidenti e tha të vërtetën dhe neve na takon ta konfirmojmë dhe të merremi me të”, tha ai duke shtuar se lidhur me këtë Vuçiq u informua nga shërbimet kompetente.









