Kushti i LDK: Albin Kurti duhet t’i kërkon falje Agim Veliut për të mos u rrëzuar nga pushteti

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se partia e tij dëshiron bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje akoma.

Mustafa si kush ndaj kryeministrit Albin Kurti, ka propozuar heqjen e taksës ndaj Serbisë që është kërkesë e Amerikës dhe rikthimi i vendimit për shkarkimin e Agim Veliut nga pozita e ministritë të Punëve të Brendshme.

Ai nga Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje pret që t’i kërkojnë falje Agim Veliut dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për këto akte të ulëta që ia ka bërë.

“Edhe sot përulem para popullit tim dhe kërkoj mirëkuptim nga partia ime. Pres edhe sot që zoti Kurti ta heq tarifë, ta anulojë vendimin për shkarkimin e z. Veliu. Që atij dhe LDK-së ti kërkoj falje për veprimet e tij dhe të atyre me të cilët ka bashkëpunuar në këtë akt të ulët”, ka shkruar Mustafa.

Mustafa po dëshiron që të vazhdon koalicioni me LVV dhe Qeveria mos të rrëzohet.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu