Kuvendi i ndërpret rrogën Gruevskit, Xhaferi abstenon

Kuvendi ka votuar pro propozimit për ndryshimit të ligjit për pagat e deputetëve, me të cilin edhe deputetit në arrati, Nikolla Gruevskit i ndërpritet rroga prej deputeti.

Gjatë votimit kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferri ka votuar “i përmbajtur”.

Ai tha se nuk është i bindur nëse “propozim ndryshimi i ligjit është kushtetues”.

Gjatë debatit, LSDM dhe VMRO përplasën argumentet e tyre për faktin se është në kundërshtim me Kushtetutën ose jo propozim ligji në fjalë.

Ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu