Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar në lexim të parë Projektbuxhetin për vitin 2021. Pas diskutimeve, me 64 vota pro kaluan në parim këtë Projektbuxhetin. Derisa u propozua që nesër në orën 14:00, Kuvendi të mblidhet për ta miratuar në lexim të dytë buxhetin.
Sipas projektimeve, buxheti për vitin 2021 pritet të jetë mbi 2 miliardë e 412 milionë euro. Qeveria e kishte bartur Projektligjin për Buxhetin 2021 në Kuvend, ku shpërndarja e tij rrezikon ta lërë Kosovën edhe pa buxhet në muajin mars. Në momentin kur shpërndahet Kuvendi ose puna e tij pezullohet, të gjitha nismat ligjore u kthehen sponsoruesve përfshirë edhe Projektligjin për Buxhetin dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare.









