Kuvendi voton shkarkimin e Metës, presidenti i parë në histori që “pushohet” nga deputetët

Me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë fati i presidentit Ilir Meta do të varet nga Gjykata Kushtetuese e cila do të hetojë nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën janë shkelje të Kushtetutës.

Në procesin e votimit morën pjesën 115 deputetë ndërsa 7 munguan.

Deputetët që nuk morën pjesën në votim:

Ambra Borova
Rudina Hajdari
Enada Kapllani
Korab Lita
Jetmira Raboshta
Olta Xhaçka
Fidel Ylli


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu