Rufi Shabani nga Tetova (31) po mahnitë rusët me gatimet e tij të kuzhinës italiane por edhe ushqime tradicionale shqiptare. Ai thotë për agjencinë e lajmeve INA se drejton 8 restorante të njohur në Moskë dhe se mysafirët nga mbarë bota i argëton edhe me akrobacione të ndryshme gjatë përgatitjes së picave.
Shabani është një acrobat i vërtetë, por edhe një shoumen që po çmend adhuruesit e kuzhinës tradicionale shqiptare, por edhe asaj italiane.
Tetovari i famshëm në romë se kohë më parë në një eveniment tradicional ku kanë marrë pjesë shumë universitete botërore ka zënë vendin e parë me gatimet tradicionale shqiptare, dukë lënë gojëhapur gjithë të pranishmit po edhe ato që kanë provuar ushqimin e pregaditur nga ai. Ai po ashtu ka marrë pjesë edhe në spektaklin “Russia Champion” në vitin 2013-2014-2015 si akrobat picash, ku ka marrë disa çmime./ina










