Ky do të jetë shteti më i ri në botë

Bougainville, do të jetë shteti më i ri në botë, Preferenca e popullatës në referendumin e zhvilluar në ishullin Bougainville, që ndodhet në Paqësorin Jugor, ishte për pavarësi nga Papua Guinea e Re.

Kryetari i Komisionit të Referendumit të Bougainville-s, Bertie Ahern, tha se përqindja e votave për pavarësi nga Papua Guinea e Re në referendum është 98 për qind.
Pas referendumit jo detyrues, liderët e Bougainville-s dhe Papua Guinesë së Re do të bisedojnë për çështjen e pavarësisë.

Fjalën e fundit në lidhje me pavarësinë do ta thonë deputetët nga Papua Guinea e Re. Theksohet se procesi në lidhje me pavarësinë mund të zgjasë me vite.

Kryeministri i Papua Guinesë së Re, James Marape, ende nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me referendumin.

Në referendumin në Bougainville që zgjati dy javë votuan mbi 181 mijë persona, ndërsa alternativa tjetër ishte më shumë autonomi.

Referendumi ishte një ndër nenet e rëndësishme të marrëveshjes paqësore të vitit 2001, që përfundoi luftën e brendshme dhe shkaktoi vdekjen e 15 mijë njerëzve, që ndodhi në lindje të Papua Guinesë së Re, në disa ishuj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu