Ky është “Ajnshtajni” i vogël, regjistron doktoratën në moshën 12 vjeçe

Loran Simons nga Belgjika, pas përfundimit të studimeve të masterit në fizikën kuantike, do të regjistron doktoratën…Edhe pse është vetëm 12 vjeç.

Babai i fëmijës, Aleksandar Simons, deklaroi se djali është regjistruar në një studim doktorature në shkencat natyrore në institutin gjerman të kërkimeve “Maks Plank”. Thuhet se programi do të përfshijë kimi, mjekësi dhe fizikë, kështu që djali do të kalojë pjesën më të madhe të kohës në laborator.

Loran, i cili quhet edhe “Ajnshtajni i Vogël”, ka lindur në qytetin e Ostendit, shkollën fillore e mbaroi në moshën 6-vjeçare, ndërsa u diplomua në moshën 11-vjeçare. Këtë verë, në moshën 12-vjeçare, ai përfundoi studimet master në Universitetin e Antuerpen.

Djali tashmë është duke bashkëpunuar në eksperimente dhe kërkime shkencore në Institut.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu