Në këtë foto është deputeti i VMRO-DPMNE, Antonio Milloshoski, i cili kohë më parë e ka postuar në facebook, lidhur me një takim të zhvilluar dy vite më parë me deputetet e Parlamentit të Shqipërisë dhe Kosovës, informon INA. Ai e ka postuar këtë foto si të veçantë, duke pasur edhe komente të ndryshme. Por Milloshoski sot është një nga deputetët më të zëshëm kundër deklaratës së partive shqiptare, përmes së cilës kërkohet avancimi i pozitës së shqiptarëve në Maqedoni./ina











