Emiljano Boçi u qëllua dy herë në kokë nga një person ende i paidentifikuar mbrëmë në Tiranë, ndërsa mbeti i plagosur edhe shoku i tij, Melvin Disha.
Gjatë natës së të dielës, por edhe paraditen e së hënës, policia ka kontrolluar në zonë, për të gjetur kamera sigurie që mund të kenë filmuar lëvizjet e autorit.
Mësohet se nga pamjet e siguruara deri më tani është parë një personi i veshur me kostum sportiv dhe me një kapele duke u larguar me vrap përmes këtij tuneli, vetëm pak momente pas vrasjes.
Veç të plagosurit Melvi Disha, që mundi t’i shpëtojë atentatit, në makinë ndodhej edhe një vajzë, emri i së cilës nuk bëhet i ditur nga policia për shkak të hetimit. Ajo ka rrëfyer se autori erdhi nga pas dhe qëlloi drejt shoferit. Policia pritet të marrë edhe deklarimin e të plagosurit Melvi Disha, mbi rrethanat e atentatit apo dyshimet për autorë të mundshëm.
27-vjeçari është njohur me Emiliano Boçin në Gjermani, ku jetonin prej disa vitesh. Pistat e policisë, veç asaj të hakmarrjes, janë orientuar edhe përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme në Hollandë e Gjermani. /tv klan/









