Shanset më të mëdha për të qenë kryeministër i ri i Serbisë i ka ministri aktual i Financave Sinisha Mali, ndërsa në lojë janë edhe tre emra të tjerë nga Partia Progresive Serbe (SNS), transmeton Beta.
Sipas mediave serbe, ndër emrat e tjerë janë kryeministrja aktuale Ana Brnabiq, por edhe Millosh Vuçeviq dhe Goran Vesiq.
Nënkryetari i Beogradit, Vesiq, ka më së paku shanse të jetë kryeministër i ri serb, shkruan Novosti./INA/










