Kryeministri Edi Rama i ka shpallur luftë medias në Shqipëri, por duke mos u mjaftuar me këtë, ai ka hapur një vit më parë një televizion të tijin në Facebook, ERTV nga ku vazhdimisht përçon mesazhin që ai do tek militantët pa kaluar nga gazetarët.
Ndërkohë, ka rreth dy javë që Rama i nxjerr në rresht për intervistë ministrat dhe deputetët e tij në televizionin e tij, të cilët i përgjigjen pyetjeve të përgatitura nga zyra e tij e Marrëdhënieve me Publikun.
Në studion e ERTV, i itervistuari vendoset përballë, kurse në të djathtë të kamerës është një djalosh që lexon pyetjet e parapërgatitura, shkruan Albeu.com.
Duket se është pikërisht ky djalosh që Rama e do dhe i beson më shumë nga të gjithë gazetarët e tjerë në Shqipëri.
Emrin dhe fytyrën nuk ia dimë, pasi shërben vetëm si figurant. /albeu